Shtatë të akuzuar për pjesëmarrje në SHI e pranuan fajin


 Shtatë shtetasit e Maqedonisë të akuzuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja, formacione paraushtarake ose paramilitare, prej të cilëve njëri akuzohet edhe për veprën “organizim terrorist”, sot në debatin kryesor gjatë prononcimit për fajin në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup, i pranuan veprat për të cilat ngarkohen.

Në gusht të vitit të kaluar, siç bëjnë të ditur nga Prokuroria Themelore, në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcat Demokratike Siriane, të akuzuarit janë privuar nga liria dhe u janë dorëzuar organeve të Maqedonisë për gjykim.

“Të akuzuarit me qëllim që të bëhen pjesë e formacioneve paraushtarake e kanë lëshuar territorin e Maqedonisë dhe kanë shkuar në Siri ku edhe kanë marrë pjesë si luftëtarë të SH-së, në luftërat në Siri dhe Irak”, thonë nga Prokuroria.

Përveç pjesëmarrjes në formacione paraushtarake jashtë territorit të Maqedonisë, të akuzuarit kanë siguruar mjete financiare për personat që marrin pjesë në këto formacione.

Sipas Prokurorisë, ata përmes rrjeteve sociale dhe mjeteve tjera të komunikimit kanë nxitur edhe persona tjerë për pjesëmarrje në këto formacione.