Shporta mujore, qytetarët: Çmimet në treg janë mesatare


Çmimet në këtë periudhë kohore janë mesatare mirëpo gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që qytetarët të jenë vetëm vizitor në këtë treg.

Derisa tregtarët ankohen për mos pasje të shitjes, nga ana tjetër qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se çmimet e frutave dhe perimeve janë mesatare por se të ardhurat e pakta që marrin si dhe gjendja ekonomike i detyron ata të jenë vetëm si vizitorë në treg.

“Çmimet janë shumë të ulëta për arsye se populli nuk ka para për të ardhur për të blerë. Për sa i përket edhe çmimeve nuk janë edhe shumë të larta dhe duke pasur parasysh se qytetarët marrin një shumë të vogël nga pensioni nuk janë të mjaftueshme për të siguruar bukën e gojës”, shprehet qytetari.

“E gjitha varet se si qëndron gjendja populli ekonomiksht. Gjendja siç është tek ne, të gjitha janë të shtrenjta nuk di ndonjë gjë që është vendin e saj”, thekson qytetari.

Sipas pronarëve të tezgave brend tregut të Bit Pazarit, rënia e fuqisë blerëse është si pasoj e situatave të ndryshme me të cilën përballet vendi.

“Nuk ka punë aspak. Jemi gjithë të bllokuar. Çmimet janë katastrofë më lirë nuk ka ku shkon”, shprehet shitësi.

“Dobët është. Nuk ka blerës. Ja edhe siç e shihni çmimet janë të lira por blerës nuk ka”, theksoi shitësi.

Çmimet në tregun e frutave dhe perimeve nëpër të gjitha tregjet e qytetit janë thuajse të njëjtat krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.