Shkup, policia dje dënoi 15 këmbësorë


Një këmbësor është lënduar më rëndë në një aksident trafiku, ndërsa 10 janë lënduar më lehtë në pesë aksidente që kanë ndodhur në rajonin e Shkupit gjatë 24 orëve të kaluara. Në nëntë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara kanë drejtuar automjetin 52 shoferë, ndërsa nga policia e trafikut janë shkypur 18 shoferë para se të pajisjen me të drejtën për drejtim të automjetit, pesë shoferë fillestarë dhe 17 automjete të paregjistruara.

Në dritë të kuqe në udhëkryq kanë kaluar tre shoferë, ndërsa katër nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në kalim të këmbësorëve.

Nga ana e policisë së trafikut janë shqiptuar 116 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka larguar 81 automjete.

Për mospërdorim të helmetës mbrojtëse janë ndëshkuar shtatë shoferë me motor, moped dhe motoçikletë.

Gjatë natës së kaluar janë ndërmarrë masa edhe kundër 15 këmbësorëve të cilët nuk e kanë kaluar rrugën në kalim të shënuar për këmbësorë, ndërsa tre këmbësorë kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe të semaforit./koha