Shkarkohet Jovo Vangellovski, për u.d kryetar të Gjykatës Supreme zgjidhet Faik Arsllani


Këshilli gjyqësor në seancën e sotme e ka shkarkuar Jovo Vangellovskin nga funksioni kryetar i Gjykatës Supreme.

Vendimi për shkarkimin nga pozita në gjyqin më të lartë dhe gjykatës në Gjykatën Supreme, është për shkak të aktivitetit joprofesional dhe jo të ndërgjegjshëm.

Për u.d kryetar të Gjykatës Supreme është zgjedhur gjykatësi suprem, Faik Arsllani.

Pikën për shkarkimin e Vangellovskit, Këshilli gjyqësor e shqyrton në dyer të mbyllura.

Përveç Vangellovskit janë shkarkuar edhe dy gjykatës tjerë.

Në vendimin e Këshillit gjyqësor, gjykatësit e shkarkuar bashkë me Vangellovskin kanë të drejtën të dorëzojnë ankesë deri te Gjykata Supreme.