Shkalla e papunësisë 19,4 për qind


Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt këtë vit është 19,4 për qind, ndërsa shkalla e aktivitetit është 59,9 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar popullata aktive në Maqedoni ishte 957.609 persona, prej të cilëve të punësuar janë 771.806, ndërsa 185.803 persona janë të papunësuar.

Popullata aktive në tremujorin e katërt në vitin 2018 në krahasim me tremujorin e njëjtë për vitin 2017 është rritur për 0,4 për qind, ndërsa numri i të punësuarve për 3,6 për qind. Te të papunësuarit ka zvogëlim për 10,9 për qind, ndërsa te popullata joaktive, gjithashtu ka zvogëlim për 0,2 për qind.