Shilegov: Transport publik falas deri në uljen e nivelit të ndotjes


Kryetari i Shkupit Peter Shilegov në konferencë për shtyp apeloi që të mos përdoren automjetet pa nevojën, qytetarët të organizojnë dhe të përdorin transportin e përbashkët, kurse për ngrohje të mos përdoren mbeturina por vetëm dru të thatë .

“Lufta kundër ndotjes së ajrit kërkon përfshirje më të madhe nga të gjithë ne, sepse ne të gjithë e thithim të njëjtën ajër”, tha Shilegov, duke bërë thirrje për të respektuar masat për të pasur ajër më të pastër.

Shilegov tha se ai, personalisht, do të kontribuonte në respektimin e masave – ai do të udhëtoj në këmbë me transport publik, por ai theksoi se në dispozicion ka edhe një automjet elektrik në pronësi të qytetit. Automjetet zyrtare të qytetit do të përdoren vetëm nga inspektorati.

Transport publik falas, pushim i aktiviteteve ndërtimore në vendet e ndërtimit, pastrime intensive të rrugëve të qytetit, inspektime të përforcuara, kufizim i trajnimeve të autoshkollave, këto janë vetëm disa nga masat e jashtëzakonshme të cilat i ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit për të ulur nivel e ndotjes në kryeqytet.