Shilegov: Prej nesër transport falas me autobus në Shkup për gjithë qytetarët


Qyteti i Shkupit aplikon transport publik në autobusët e Ndërmarrjes Publike për Transport, ose si; njihen autobusët e “shtetit” edhe në autobusët privatë. Kjo masë do të vazhdojë deri në momentin e uljes së ndotjes në qytet, shkruan Gazeta Lajm, për ;ka opinioni do të njoftohet me kohë.

“U bëj apel të gjithë kryetarëve të komunave në rajonin planor të Shkupit të ndihmojnë në subvencionimin e transportit publik me qëllim që më lehtë të përballemi me situatën e krijuar”, apeloi Shilegov.

Ai shtoi se qyteti i Shkupit për këtë arsye i ndërpret të gjitha aktivitetet ndërtimore në ndërtimtarëitë në kompetenca të qytetit, kurse bëri apel që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe komunat e qytetit të Shkupit.

– Qyteti i Shkupit ditëve të kaluara ka kryer inspektim intensiv mbikëqyrës në instalimet që janë nën kompetencat tona. Me këtë rast u konstatua se asnjë instalim që është në kompetencat tona nuk i tejkalon vlerat kufitare”, theksoi Shilegov.