Shilegov: “Aleksandri i Madh asnjëherë s’ka qenë pjesë e historisë sonë të rregullt”


Në intervistën e titulluar: “Aleksandri i Madh asnjëherë nuk ka qenë pjesë e historisë sonë të rregullt” kryetari i Shkupit Petre Shilegov për gazetën greke “Dokumento” ka folur për problemin që Greqia ka me emrin kushtetues, për ndryshimet e bëra në Kushtetutë, Aleksandrin e Madh por edhe bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve.

“Aleksandri i Madh asnjëherë nuk ka qenë pjesë e historisë sonë të rregullt. Ka qenë i përfshirë në historinë tonë në dhjetë vitet e fundit. Kur flet për përkatësi të tillë etnike, shtete dhe popuj, ajo u dedikohet 300 viteve të fundit, derisa Aleksandri i Madh ka jetuar para 2.300 vitesh. Unë preferoj ta shoh si lider që ka civilizuar gjithë botën”, ka sqaruar kryetari i Shkupit, Shilegov në intervistën për “Dokumento”, transmeton Medial.mk.

Ai nuk ka dashur të komentojë pozicionet e Maqedonisë në bisedimet për emrin, pasi siç thotë, “çfarëdo deklarate politike, mund ta dëmtojë procesin”.