Sheqerinska letër anëtarëve të NATO-së: Maqedonia kërkon mbështetjen tuaj për anëtarësim


Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska ka dërguar një letër ministrave të mbrojtjes të 29 vendeve anëtare të NATO-s, në të cilën u kërkon atyre mbështetje për Maqedoninë në Samitin e NATO-s në korrik, për të marrë një ftesë për anëtarësim në NATO . Me disa prej tyre, Sheqerinska gjithashtu kishte biseda telefonike, në të cilat u dërguan urime për marrëveshjen e arritur dhe shprehën mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hyrja e Maqedonisë në NATO do të konsolidojë demokracinë në rajon, do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të jetë një shembull pozitiv për Ballkanin Perëndimor, thuhet në letër. Ministrja kujton se Maqedonia ka bërë hapa të mëdha në përputhje me rekomandimet e Samitit të NATO-s në Varshavë në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ndëretnike në sundimin e ligjit, lirinë e medias, zgjedhjet e besueshme dhe pavarësinë e gjyqësorit. Puna në këto reforma do të vazhdojë, thotë Sheqerinska. Si shembull i promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, ministrja vuri në dukje tejkalimin e dallimeve dhe partneritetit me Bullgarinë dhe shtoi:

“Ajo qasje u përsërit me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë dhe jemi të bindur se partneriteti jon me Athinën në vitet e ardhshme do të përmirësohet”, tha Sheqerinska.