“Shëndetësia” i përçan partitë shqiptare


Pak para kompletimit të kabinetit qeveritar në kampusin politik shqiptarë që është pjesë e shumicës parlamentare ka ndarje të mëdha. Deklarata e liderit të “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela e dhënë nga SHBA se BDI bashkë me VMRO – DPMNE-në janë organizatorët kryesorë të “së enjtes së përgjakshme” që ndodhi në Kuvend më 27 prill të këtij viti, acaroi marrëdhëniet me partinë e Ali Ahmetit. BDI pas kësaj deklaratë Selës iu përgjigjë me kundërofanzivë duke bërë me dije se asnjëherë nuk do të votojnë që kuadër i “Aleancës për Shqiptarët” të ulet në vendin e Ministrit të Shëndetësisë. Ziadin Sela nëpërmjet deklarate të re akuzoi edhe liderin e RDK-së, Vesel Memedi se tejkaluar në rradhët e BDI-së.
Nëpërmjet pres-konferencës Memedi me kundër-deklaratë ku publikisht e pyeti Selën se interesat e cilës parti mbron ai pasiqë nuk është lider i koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, por edhe e akuzoi se Sela mbron “ngjyrat” e VMRO – DPMNE-së.

-Unë si njeriu i parë i RDK-së u them Selës dhe gjithë opnionit se Vesel Memedi dhe RDK janë pjesë e koalicionit që përbëhet prej tre partive shqiptare dhe quhet “Aleanca për Shqiptarët”. Përgjigja më e mirë dhe argumentacioni se vazhdojmë të jemi pjesë e këtij koalicioni është KSHZ dhe Kuvendi, ku sot e kësaj dite që të tre partitë politike vazhdojnë të jenë pjesë e këtij koalicioni, bashkë me tre deputetetë e saj. Vesel Memedi dhe RDK vazhdojnë të jenë pjesë e këtij koalicioni. Më kanë akuzuar se kam tejkaluar në parti tjetër politike, por pikërisht Ziadin Sela është ai që u largua nga koalicioni duke ndryshuar emrin e partisë së tij në “Aleanca për Shqiptarët”. Ziadin Sela duhet të sqaroj kë përfaqëson, këtë koalicion ose ndonjë parti tjetër poltiike. Mendoj se me sulme të tilla nuk mund të funksionojë koalicioni, në mungesë të vizionit dhe konceptit të qartë të sulmohen tjerët. Në atë rast ja edhe unë do të përdor të njejtën logjikë dhe do të them se Ziadin Sela me partinë e tij janë pjesë e VMRO – DPMNE-së, përshkak se vet sekretari i partisë Arben Taravari para opinionit tha se ideologjia e partisë së tyre është më e afërt me VMRO – DPMMNE-në. Ja edhe unë do të them që LR-PDSH është pjesë e VMRO – DPMNE-së”, deklaroi Vesel Memedi.

Sipas një pjese të njohësve të çështjeve politike në vend, lideri i “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela ka shumë të drejtë në deklaratët e tij për BDI-në dhe Vesel Memedin. Sipas pronarit të gazetës “Lajm” dhe analistit politik, Fejzi Hajdari, deklaratat e Selës janë të arsyeshme sepse sipas tij, BDI nuk arriti aspak të ndikoj në qetësimin e situatës gjatë së “enjtes së përgjakshme” dhe të kujdeset për sigurinë e deputetëve, ndërsa Hajdari tha se Vesel Memedi është “Kali i Trojës” në politikën shqiptare.

“Zijadin Sela ka shumë të drejtë kur thotë ose akuzon BDI-në, për ngjarjet e përgjakhme në Parlament, të 27 prillit. Si të mos fajsohet BDI-ja, kur ajo ishte pjesë e qeverisë, bile-bile në kreun e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) e kishte kuadrin nga radhët e saja, i cili pikërisht në ditën e kobshme, nuk arriti, ama të ketë asnjë ndikim, e lëre më të ndërmarrte ndonjë veprim per të ndikuar ne rrjedhen e zhvillimeve te asaj nate te frikshme. Në fakt, këtë e pranoi edhe vet ministri i atëhershëm i MPB-së Agim Nuhiu, duke shpalosur një arsyetim shumë banal dhe absurd për kinse “obstruksionet që i ishin bërë.
Sa i përket Vesel Mehmedit, ai ‘de facto’ është pjesë e BDI-së, gjykuar në bazë të veprimeve dhe qëndrimeve personale, sepse unë nuk e di nëse ai ka edhe ndonjë anëtarë tjetër partie.
Jo që kreu i Aleancës Zijadin Sela, nuk ka faj për ‘faktorizimin’ e Vesel Mehmedit, që më shumë se një politikanë, është shndërruar në ‘Kal Troje” të politikës shqiptare, por vërtetë që Vesel Mehmedi i ka kontribuar përcarjes se faktori politik opozitar shqiptar. Ai derisa ishte në ‘koalicion” me Selën, ama, asnjëherë nuk e tha publikisht një fjalë kundër BDI-së dhe sidomos Ali Ahmetit, por me cdo kusht përpiqej që të mos unifikohet opozita shqiptare, para zgjedhjeve parlamentare. Me pak fjalë, doli që Vesel Mehedi të cilin në USHT si profesor e kishte “punësuar BDI” (kështu të paktën flitej), po i njëjti sapo mori mandatin e deputetit të rreshtohet përkrah BDI-së dhe në këtë mënyrë edhe më tepër nëpërmjet ALi Ahmetit t’i kontribuonte përcarjes se faktorit politik shqiptar. Mendoj se BDI-ja dhe Vesel Mehmedin, nese paraqet ndonje ndikim margjinal ne politiken shqiptare, duhet te japin pergjegjesi per deshtimin e faktorit politike shqiptare dhe zbehjen e te njejtit ne rrjedhat e pergjithshme politike ne Maqedoni dhe sidomos ne institucionet e sistemit”, deklaroi Hajdari për “Nezavisen Vesnik”.

I pyetur se vallë do të mbetet pjesë e kabinetit qeveritar në rast që “Aleanca për Shqiptarët” të mbetet pa asnjë përfaqësues të saj, lideri i RDK-së Vesel Memedi deklaroi se përderisa qeveria ka karakter reformues, ai do të votojë për të njejtën pa marrë parasysh se a do të jetë pjesë e saj ose jo. Edhe përkundër këtyre mosmarrëveshjeve brenda koalicionit dhe qëndrimet të kundërta me Selën, Memedi deklaroi se mbetet pjesë e “Aleancës për Shqiptarët”, por se Sela nuk është kryetar i koalicionit por kryetar i partisë së tij LR-PDSH.

Nga ana tjetër, lideri i “Aleancës për Shiptarët” Ziadin Sela edhe më tej konsistent në qëndrimin e tij dhe me porosi të re për kryeministrin Zoran Zaev. Ai për “Alsat – M”, Sela deklaroi se kuadrot e partisë së tij gjatë tërë kohës në mënyrë profesionale kanë udhëhequr me shëndetësinë dhe nëse kryeministri ka problem me këtë, atëherë të pyetet se ku qëndron problemi, përshkak se shëndetësia dhe vetqeverisja lokale i takojnë këtij koalicioni.

Blerim Ismaili