Shekerinska: Suksesi më i madh me anëtarësimin në NATO është që ratifikimet e para erdhën nga fqinjët


Ndryshimi më i madh me anëtarësimin në NATO është se u shndërruam në shtet  i cili në korridor pret  se si do të jetë vendimi   për të ardhmen e tij nga ana e  forcave të mëdha në shtet, i cili hyri në klub, në Aleancë, hyri në klubin e shteteve  te të cilat duam të përkasim. Tërë kjo sjell obligime dhe sfida. Hapëm një derë,  por në atë hapësirë të re na presin obligime të reja dhe ne ato obligime  nuk i konsiderojmë si punë të përfunduara, por janë punë të cilat sërish  duhet t’i bëjmë.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në fjalimin hyrës  të debatit profesional-shkencor me temën  “Perspektivat  e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”, që u mbajt sot  në hapësirat e Fakultetit të Sigurisë-Shkup.

“Anëtarësimi në NATO do të thotë se nga ky moment e më tutje  ne edhe në nivel ushtarak, ekspert dhe politik jemi pjesë e klubit që ka obligime. Kjo do të thotë se në çdo mbledhje do të na analizojnë  dhe do të na vlerësojnë sipas asaj se si do të veprojmë,  çka do të themi, si do të punojmë. Shtete të vogla si Maqedonia e Veriut  nuk do të kenë shans të dytë  ta lënë përshtypjen e parë. Këto muaj do të formohet fotografia për ne si anëtare e ardhshme e NATO-s dhe mendoj se jemi të vetëdijshëm  për të gjitha këto sfida dhe se sjellja jonë  në NATO do të jetë  kriter shumë i rëndësishëm  për vlerësim  edhe në planin tonë evropian” tha Shekerinska.

Ajo theksoi se suksesi më i madh në lidhje me anëtarësimin tonë në NATO është që  reagimet dhe ratifikimet e para erdhën  nga fqinjët tanë,  duke theksuar se Sllovenia  e para vendosi të fillojë me procedurën e ratifikimit  që para njoftimit, pastaj vijuan  edhe vendet tjera fqinje, ndërsa tërë procesi thotë,  zhvillohet me një shpejtësi e cila befason.

“Sot Bullgaria e ka ratifikuar marrëveshjen,  paraprakisht atë e bëri Shqipëria. Javën e ardhshme presim atë ta bëjë Rumania.  Praktikisht të gjitha vendet  në fqinjësi ishin  të parat që thanë se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Maqedoninë e Veriut, kjo është e rëndësishme për të gjithë ne dhe për rajonin.  Para 20 viteve rajoni ishte simbol i grindjeve, konflikteve,  marrëdhënieve më të këqija  mes shteteve më të afërta, nuk u ndryshuam vetëm ne. Për atë dua t’u falënderohem të gjitha vendeve që i përshpejtuan proceset e tyre  të ratifikimit dhe të themi  se edhe ne ndajmë agjendë ambicioze jo për shkak të asaj që konsiderojmë se kjo është puna më e rëndësishme në botë, por për atë që konsiderojmë se shembujt e mirë duhet të vlerësohen mirë”, tha Shekerinska  dhe shtoi se  pritet sot edhe Qeveria hungareze ta fillojë ratifikimin dhe ta përfundojë para  fillimit të zgjedhjeve evropiane.

Koordinuesi nacional për në NATO Stevo Pendarovski theksoi se me anëtarësimin  në NATO  u bëmë shtet  me të ardhme të  parashikueshme, legjitimitet ndërkombëtar dhe konfirmim definitiv i kufijve,  ndërsa një nga përfitimet kryesore  mes tjerash është edhe këmbimi  i informatave  në pjesën e  kërcënimeve  të sotme kyçe të sigurisë: sajber krimit,  emigrimit ilegal,  si dhe lajmeve të rreme fenomene  të cilat kishin ndikim  mbi zgjedhjet dhe proceset politike në SHBA, Francë dhe Gjermani ndërsa do të kenë edhe te ne.

Para debatit profesional Fakulteti i Sigurisë dhe Klubi Diplomatik nënshkruan  Memorandum për bashkëpunim, ndërsa u mbajt edhe  pranim-dorëzim solemn  i detyrës Ambasada e NATO-s për kontakt në Maqedoninë e Veriut mes ambasadores së Kroacisë Daniela Barishiq dhe ambasadorit të Sllovenisë Millan Jazbec,  ambasadat e të cilëve do ta kenë  këtë funksion në periudhën e ardhshme kur pritet anëtarësimi me të drejtë të plotë  në Aleancën e vendit tonë.

Debati profesional-shkencor realizohet në organizim të Fakultetit të sigurisë dhe klubit diplomatik.