Shekerinska për rastin “Reket”: Askush nuk do të mbrohet nëse e ka shkelur ligjin


Rasti “Reket” tregoi se më shumë asgjë nuk është e njejtë, sepse para tre viteve qytetarët përshpëritnin rreth  citimeve për reket  dhe frikoheshin të flasin me zë, e lëre më të flasin në opinion, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e mbrojtjes Radmilla Shekerinska gjatë vizitës së sotme  në kazermën e Velesit për ndarjen solemne të marrëveshjeve për punë të 125 ushtarëve profesional.

“Tani treguam se kur do të ketë pohim të tillë institucionet për momentin reagojnë. Askush nuk është i mbrojtur dhe askush nuk e  pengon hetimin. Nga të gjitha deklaratat e përfaqësuesve  të të gjitha institucioneve, veçanërisht nga përfaqësuesit e Qeverisë morët porosi të njëjtë: Ligji duhet të vlejë për të gjithë. Askush asnjëherë nuk do të mbrohet  nëse e ka shkelur ligjin. Për atë e mbështetëm hetimin, për atë kërkuam që organet që atë duhet ta bëjnë  gjithmonë ta informojnë opinionin dhe për atë bëjmë thirrje të mos zbatohet hetimi, përkatësisht diskutimi i institucioneve dhe diskualifikimet. Të gjithë ne jemi të hapur para opinionit”, porosizi Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rastin “Reket” në lidhje me një pjesë të shkrimeve  në të cilat përmenden funksionarët e LSDM-së,  mes të cilëve diku edhe emri i saj.

Ajo shtoi se tashmë ka marrë pyetje nga gazetarët e mediumeve të ndryshme dhe saktëson se as si anëtare e Qeverisë, as si ministre e Mbrojtjes, nuk e ka favorizuar askënd, as nuk ka nënshkruar marrëveshje  të cilat tani mund të dalin në opinion.

Në pyetjen nëse pret të thirret  që të sqarojë për  këtë rast, sqaroi se  që të përgënjeshtrohet diçka duhet të ketë ndonjë fakt.