Shekerinska për “Gardian”: Viti i ardhëm kyç për integrimet euro-atlantike


Përpjekjet për promovim të politikës liberale në Ballkan do të ndërpriten në qoftë se Maqedonisë nuk i ofrohet mundësi e fuqishme për anëtarësim në NATO dhe BE vitin e ardhshëm, paralajmërojnë liderët e Qeverisë së sapoformuar në vend”, shkruan “Gardian” në tekstin me titull “Maqedonia thotë se duhet të inkuadrohet në BE që ta pengojë autoritarizmin”.

Në tekst janë transmetuar citate nga intervista e zëvendëskryeministres dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për gazetën, e cila u përgjigjet pyetjeve për perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë dhe kontestin me Greqinë rreth emrit.

“Viti i ardhshëm është kyç. Duhet të dëshmojmë se ka zhvillim – njerëzit nuk presin që gjithçka do të zgjidhet nesër, por presin progres për shkak se ishim të bllokuar 10 vite. Ajo që do të ndodhë do të krijojë ose inspirim, ose frustrasion nëpër gjithë Ballkanin”, thotë Shekerinska.

Ajo thekson se Qeveria dëshiron të gjejë zgjidhje të kontestit të gjatë 26 vjeç me Greqinë për emrin. “Shumica e njerëzve do të pranojnë kompromis modest dhe racional, derisa janë të bindur se zgjidhja i hap perspektivat për ardhmërinë dhe nuk e rrezikon identitetin tonë, krenarinë ose karakteristikat etnike. Që të ketë zgjidhje të qëndrueshme, ne duhet të konfirmojmë para qytetarëve tanë se qëllimet tona për anëtarësim në BE dhe NATO janë realiste”, thekson ministrja Shekerinska.

Dëshirojmë, shton, zgjidhje e cila nuk do t’i dëmtojë interesat greke, por nuk do ta rrezikojë as identitetin e Maqedonisë. “Por, për tango nevojiten dy persona, shpresojmë se pala greke do të jetë njëjtë e përkushtuar”, potencoi Shekerinska