Shekerinska: Maqedonia sërish është shembull pozitiv ballkanik për BE-në dhe NATO-n


Me politikë të vërtetë dhe me lidership të vërtetë, vendin mundeni ta bëni më të fuqishëm. Maqedonia përjetoi krizë të vazhduar politike, e cila zgjati tre vite, por nga ajo dolëm më të fuqishëm dhe treguam se me politikë të vërtetë dhe lidership sërish u bëmë shembull pozitiv ballkanik për BE-në dhe NATO-n, theksoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për Bi-Bi-Si.

Shekerinska mori pjesë në njërin nga emisionet informative qendrore të Bi-Bi-Si njuz, “Beyond 100 Days”.

Në paralajmërimin e intervistës, gazetarja nga studioja në Uashington Keti Kej, e prezantoi Maqedoninë si vend i cili kërkon vend në BE dhe NATO, pas, siç tha, qeverisjes nacionaliste 10-vjeçare, ndërsa Qeveria e re e zgjedhur mbi angazhimet për antikorrupsion dhe reforma ekonomike, tani po depërton përpara.

Në studion në Londër, me ministren e Mbrojtjes bisedoi edhe gazetari Kristian Frejzer, i cili e pyeti Shekerinskën se pse Maqedonia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së.

“Kaluam nëpër vitet e 90-ta, kaluam nëpër vështirësitë e shkatërrimit të Jugosllavisë dhe e dimë se sa është e rëndësishme që të kemi qeverisje stabile, vlera dinjitoze demokratike dhe të përkasim në diçka që është më e mirë dhe më e madhe. Edhe këto ishin objektivat kyçe që dolën nga qytetarët e tanë”, tha ministrja.

Në pyetjen rreth ngjarjeve të 27 prillit dhe fotografive me dhunë në një vend i cili dëshiron të bëhet anëtare e BE-së të cilët e qarkulluan kontinentin, Shekerinska tha: Vendet demokratike dhe serioze ndonjëherë bien në telashe dhe konsideroj se çështja kyçe është se si të parandalohet. Maqedonia përjetoi krizë të vazhduar politike e cila zgjati tre vite dhe pikërisht mungesa e mekanizmave kontrollues, mungesa e luftës kudër korrupsionit dhe kuptohet, presioni i madh ndaj mediave, kundërshtarët, bizneset, e sollën në fakt vendin në një situatë të këtillë.

“Maqedonia është vend i vogël dhe po arrin shpejt ta kthejë forcën e saj. Nga këto fotografi nuk kaluan më shumë se shtatë muaj, ndërsa flasim për vend i cili mund të jetë burim i shpresës për shumë vende, posaçërisht midis vendeve ballkanike”, shtoi ministrja.

Vendi ynë, theksoi, është vend i dallimeve, nga aspekti etnik, religjioz dhe politik dhe nga kjo krizë u ngritëm si vend më i bashkuar me kohezion më të madh.

“Dhe kjo është ajo që e dëgjova nga kolegët e mi nga Bosnja dhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit, që është në fakt shenjë e inkurajimit, se mund të mbijetohet një agoni e këtillë, por me politikë të vërtetë dhe me lidership të vërtetë, mundet që vendin ta bëni më të fuqishëm. Nga kjo arsye, Qeveria e re me të vërtetë fokusohet në agjendën e ndryshimeve demokratike. Konsideroj se erdhëm deri në rezultate konkrete, zgjedhje shumë të mira në të cilat e morëm mbështetjen nga një pjesë e madhe e popullatës tonë dhe konsideroj se sërish jemi shembull pozitiv ballkanik edhe për BE-në dhe dhe për NATO-n”, nënvizoi Radmilla Shekerinska në intervistë për Bi-Bi-Si.