Shekerinska: Maqedonia e Veriut de fakto funksionin si anëtare e NATO-s


Anëtarësimi në NATO është, çështje javësh dhe askush nuk ka dilema se vendi funksionin si de fakto anëtare e Aleancës. E morëm ftesën, shumë shpejt dhe me sukses e përfunduam procesin e negociatave, dhe asnjë vend-anëtar nuk hapi asnjë çështje kontestuese për ratifikimin e protokolleve.

Këtë sot  e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska me kadetët  për aftësim profesional  të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihallo Apostollski”, duke u përgjigjur në pyetje  e gazetarëve  deri ku është procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësi  në vendet e Aleancës.

Theksoi se procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO rrjedh papritur dhe shumë shpejt, që, sipas saj, është e rrallë për çdo vend tjetër.

Tha se kanë mbetur edhe disa vende ku proceset e ratifikimit janë në fazat përfundimtare dhe shprehu pritje se këtë vjeshtë procesi i ratifikimit ta përfundojnë edhe SHBA-ja,Britania e Madhe, Franca, Italia, Spanja, Islanda dhe Holanda, ku dhoma e dytë e Parlamentit duhet ta marrë vendimin.

“Në ratifikimin e protokolleve të këtilla, gjithmonë ka faktor iks. Është e mjaftueshme të shihni se çfarë po ndodh në Itali dhe Spanjë me mundësi për zgjedhje të parakohshme, dhe të shihni se këtu planifikimi nuk ndihmon shumë. Për ne, është lajm i mirë kur dëgjuam se është arritur marrëveshje për Qeveri të re italiane, dhe shpresojmë se kjo do të thotë se Parlamenti do të jetë aktiv dhe do ta vazhdojë ratifikimin”, shtoi ajo.

Përkujtoi se edhe Britania e Madhe gjithashtu ka disa shqetësime politike.

“Atje ishin të mjaftueshme pesë ditë që propozimi të vihet në procedurë dhe praktikisht në përfundimin e atyre pesë ditëve të konsiderohet që vendimi të merret. Por, për shkak të pezullimeve të Parlamentit ende nuk janë të qarta të gjitha detajet dhe të gjitha afatet që të mundemi të supozojmë se çfarë do të ndodhë”, sqaroi ministrja Shekerinska.

Ambasadorët e 29 vendeve më 6 shkurt të këtij viti në selinë e NATO-s e kanë nënshkruar Protokollin për anëtarësim, ndërsa e para e ka ratifikuar Greqia. Pritjet janë se pas përfundimit të ratifikimit të protokollit, në dhjetor vendi do të marrë vendim për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancën Veriatlantike.