Shekerinska: Ftesa për në NATO, javën e ardhshme


Maqedonia javën e ardhshme do të merr ftesë për anëtarësim në NATO, me çka do të fillojë procesi i ratifikimit të protokollit, ndërsa përfaqësues të vendit do të marrin pjesë në gjitha takimet e Aleancës, ka thënë zv/kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Ceremonia zyrtare ku Maqedonisë do i jepet ftesa për anëtarësim do të mbahet në Bruksel në samitin e caktuar më 11 dhe 12 korrik.

“Me hyrjen në këtë aleancë të fuqishme, Maqedonia fiton të ardhme të sigurt dhe zhvillim të sigurt ekonomik”, ka thënë Shekerinska.