Shekerinska: Arritëm progres të shpejtë, tani është koha BE-ja të tregojë reagim të shpejtë


Vetëm para më shumë se dy vjetëve, vendi im ishte burim i shqetësimit të shumë aleatëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Luftuam me krizën e vështirë politike, me rënien e demokracisë, ulje e konsiderueshme e lirisë së mediave, madje edhe me konfrontim agresiv politik. Megjithatë duhej qeveri e re, vendosmëri e madhe politike, guxim dhe shkathtësi për sjelljen e vendimeve që të ndryshojnë punët, dhe të priten lajme të mira në samitin në Londër, tha ministrja e Mbrojtjes Radimilla Shekerinska në panelin e titulluar “Çfarë vijon? – pikëpamja e sigurisë euroatlantike, 70 vjet pas Marrëveshjes së Uashingtonit”, që u mbajt në kuadër të Forumit strategjik të Bledit.

Me zgjidhjen e kontestit me Greqinë, marrëdhëniet e mira me Bullgarinë, përparim në përforcimin e demokracisë dhe lirinë e mediave, sot, siç tha ajo, kemi rritje të katërfishtë të investimeve të huaja dhe 50.000 vende të reja pune, kemi shembull të suksesshëm.

“NATO e verifikoi progresin tonë dhe e dërgoi porosinë se i mbështet marrëdhëniet e mira fqinjësore,  zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe promovimin e stabilitetit përmes përmirësimit të marrëdhënieve politike mes të dy vendeve. Për këtë, mendoj se kjo ishte situatë uiv-uin, edhe për Maqedoninë e Veriut, por edhe për NATO-n. Dhe mendoj se nuk është rastësi që aq shumë vende shpejtë e ratifikuan marrëveshjen. Lajmi i mirë është se duket që vendet anëtare të BE-së janë të gatshme ta ndjekin agjendën e njëjtë dhe t’i vlerësojnë sinjalet për progresin e Ballkanit”, tha Shekerinska.

Rëndësi të posaçme, siç theksoi ministrja Shekerinskaka ka kur kemi rezultate dhe progres, të ketë edhe reagim të shpejtë.

Në panelin që e hapi ministri slloven i Mbrojtjes Karl Erjavec, foli edhe për zëvendës sekretari i përgjithshëm për siguri të përbashkët dhe politikën e mbrojtës të Unionit Pedro Serano i cili tha se qëndrimi i BE-së është t’i përkushtohen ardhmërisë në të cilën Ballkani është pjesë e BE-së.

“Vendi juaj është i përkushtuar. Nga aspekti ynë, nuk ka Evropë të sigurt dhe stabile derisa të përfundojë ky proces. Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor është në vijim”, tha Serano.

Forumi strategjik i Bledit çdo vit është vendi ku takohen politikanë dhe krerët shtetëror botëror dhe evropian me ndikim. Forumi paraqet një pjesë konferencave kryesore ndërkombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore.