Shefi I NATO-s Stoltenberg, pritet të vizitojë Shkupin


Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg pritet ta vizitojë Shkupin në pjesën e dytë të janarit, transmeton Express.
Bota sot shkruan se qëllimi i vizitës është mbështetja e Maqedonisë dhe pushtetit që të ndërmerr reforma kyçe për t’u përballur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit, si edhe të forcojë kapacitetet demokratike.

Këto burime thonë se NATO dhe BE-ja janë në pritje të përforcimit të punëve ndërmjet Athinës dhe Shkupit për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dy palët të çështjes së emrit, për t’u hapur rruga e integrimeve euro-atlantike.