Sërish refuzohet garancia e Selës për Alimin e burgosur


Është refuzuar për herë të dytë garancia e ofruar nga deputeti Ziadin Sela për masën e mbrojtjes në liri të policit Abdylfeta Alimi.
Sela dhe Krenar Lloga kishin orfruar si garanci prona të paluajtshme, por kjo nuk është vlerësuar e mjaftueshme nga Këshilli Penal. Këtë e ka konfirmuar për Tv SHENJA, avokati i Selës, Abidin Abduli.

Megjithatë, ky vendim nuk është përfundimar sepse pala mbrojtëse mund të ankohet në Gjykatën e Apelit në Shkup. Alimi akuzohet për dhunën në Kuvend më 27 prill./Gazeta Express/