Sela pas takimit me Zaevin: Ne qëndrojmë në pozicionet tona


Lideri i ASH Zijadin Sela pas takimit me liderin e LSDM Zoran Zaev, ka pohuar se ASH mbetet në qëndrimet e tyre, se dikasteret të cilat i kanë deri më tani të mbetën pronë e ASH, njofton medial.mk

“Ne biseduam për këtë krizë të krijuar institucionale, dhe ne si ASH mbetëm në qëndrimet tona se dikasteret të cilat na kanë takuar kurë është themeluar qeveria, të mbeten akoma pjesë e jona. Por si duket këtu ka disa lider “flok thyer”, që e dëshirojnë këtë krizë. Ne nuk do të pranojmë pozicione të paramenduara, të cilat janë poshtëruese për ASH. Unë i dhashë një ide që të ketë një zv/kryeministër për të sjellë byrek, dhe këtë do të kisha ja dhuruar me kënaqësi BDI. Ne në Maqedoni kemi një problem e kemi një problem që nuk i vlerësojmë njerëzit dhe partitë e suksesshëm”, tha Zijadin Sela, pas takimit të shkurtë me liderin e LSDM Zoran Zaev.

Ai po ashtu pohoj se, nëse duhet të ketë reforma në qeveri, atëherë ajo duhet të jetë gjithëpërfshirës.