Sela: Nuk u befasova nga rezultati


Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka thënë se shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për në BE dhe NATO.

ASH ka shtuar më tej Sela, nuk ndjehet e habitur nga fakti që nuk u arrit cenzusi, sepse ka qenë i vetmi subjekt politik që ka vlerësuar se referendumi është i panevojshëm, ka deklaruar Zijadin Sela, kryetar i ASH-së.

“Subjektet politike duhet të arrijnë kompromisin aty ku duhet në Kuvend. Rruga e vetme për qytetarët e Maqedonisë është BE dhe NATO, mbyllja e kësaj perspektive do t’i linte qytetarët e Maqedonisë mes të një panjohurës. Janë disa shkaqe që kanë çuar në këtë rezultat të referendumit,ky rezultat ka një emërues të përbashkët: Qeverinë” – u shpreh Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela./Gazeta e Pavarur