Sela: Nuk kthehemi në Qeveri, por në politikë nuk ka `jo`


Nuk besoj se do ketë shancë të kthehemi në qeveri, sepse punohet për ndershmëri. Por, në politikë nuk ekziston ajo ‘jo’, por nga ana tjetër në këto rrethana jo, kështu thekson Ziadin Sela kreu i ASH-së në intervistën e tij javore për REL transmeton Zhurnal.mk

Ligji për përdorimin e gjuhëve ka shkuar në shumë reagime në opinion duke nisur nga mënyra se si është sjellë por edhe në raport me përmbajtjen nga ana e një pjese të ekspertëve. Sepse atëherë shumë shpejtë të miratohet ky ligj kur fakti se nuk ishte pjesë e prioritetit të reformave por ajo ishte thënë edhe nga shumë diplomat europian.

Nuk është pikërisht ashtu si tash mundohet të plasohet në opinion. Flasim se ligji është sjellë pa debat e që nuk është e vërtetë. Mundësia për debat në lidhur me ligjin ka pasur shumë. Kemi harruar se në vitin 2008 ishin sjellë mbi 100 ligje, mes të cilëve dhe ai për përdorimin e gjuhëve nga ana e atyre akterëve politik që sot janë kundër këtij ligji dhe që kërkojnë të ketë debat publik. Kujtojmë se në vitin 2008 si është sjellë ligji? Dmth kjo ishte e panevojshme për reagim nga ana e tyre. Kjo është vetëm lojë politike dhe patriotizëm para popullit, dhe nuk e kanë atë për qëllim, sepse të njejtët akterë politik unë jam shumë mirë i informuar, kur ishte në pyetje shumica e re parlamentare e kanë pranuar të njejtin ligj dhe nuk janë pajtuar vetëm për Prokurorinë speciale. Dmth bëhet fjalë vetëm për teatër dhe asgjë më shumë. Ky ligj për vullnet të së vërtetës duhej të miratohet në vitin 2004 kur duhej të përmbushet korniza ligjore e Marrëveshjes së Ohrit, dmth kemi vonesë prej 14 vite. Ligji për përdorimin e gjuhëve është shumë i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare këtu në Maqedoni dhe mendoj se nuk duhet të ndahet nëse është pjesë e reformave apo jo. Pjesë e reformave është respektim i të drejtave elementare të qytetarëve, përdorimi i gjuhës është gjë elementare e një qytetari. Deklaratat e disave përfaqësues të ambasadave mendoj se janë të papërgjegjëshme dhe ndoshta nuk i dinë mjaftueshëm ndodhitë politike andaj japin ashtu deklarata.

A ka shancë edhe njëherë të ju shohim në shoqëri me Zaevin dhe Ahmetin?

Nuk besoj se ka një shancë të tillë sepse bëhet fjalë për ndershmëri. Asnjëherë nuk kemi lejuar dikush të luajë me ne, nuk do lejojmë të ndodhë edhe njëherë. Në politikë nuk ekziston ‘jo’ , por nga ana tjetër sepse në këto rrethana jo.

Intervista: https://www.slobodnaevropa.mk/a/29102277.html