Sela: Nuk e votoj për prokuror gjykatësin që ka dënuar me burg mësuesin Arif Seferi nga Kumanova


Kryetari i ASH, Ziadin Sela sonte në emisionin 200 Alsat-M u pyet se pse nuk e votoi prokurorin publik për të vazhduar me reformat në drejtësi.

Prokurorin publik nuk e kam votuar sepse kam një arsye të fortë, në Kumanovë kam një kryetar dege (duke aluaduar në Isuf Seferi) babain e të cilit (Arif Seferin) e kanë burgosur dhe e kanë mbytur në burg pikërisht këta gjykatës andaj unë s’mund të votoj për një prokuror të tillë.
Për këto çështje janë marrë vesh LSDM dhe BDI,- ka deklaruar Sela në Alsat-M.