Sela: Ndjehem i tradhëtuar nga Zaevi, sakrificën nuk e bëra për të


I ftuar nga gazetari Rean Saiti në emisionin “Në Fokus” në ArtChannel lideri I ASH-së, Ziadin Sela I ka bërë një rekapitullim qeverisjes njëvjeçare të Qeverisë Zaev, duke theksuar se nga qeveri reformatore kaloi në qeveri rehabilitimi të disa partive e figurave politike nga regjimi I kaluar.

“ U shkatërua një regjim, një familje siç ishte ajo e Nikola Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit dhe po ndërtohet një regjim I një familje tjetër më të ngushtë, me tjetër mbiemër, që është e Zaevëve.Vetë simbolika e prezantimit të të arriturave njëvjeçare me një sfond përmendoreje, ndërkohë që gojën plotë e kishin kundër përmendoreve dhe projekteve që kishin harxhuar miliona të qytetarëve” – shprehet Sela në këtë intervistë, duke shtuar se I vetmi sukses I kësaj qeverie është në planin e jashtëm, por siç thotë me ndihmën dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

Sela ka quajtur dështime edhe reformat në gjyqësor, duke potencuar se “nëse në të kaluarën kemi pasur gjyqësor të Vmroizuar tani kemi gjyqësor të Lsdmizuar” ku për fat të keq, siç shprehet pasojat I ndjejnë qytetarët, sidomos ata shqiptarë.

Lidhur me rikonstruimin qeveritar dhe kyçjen e Lëvizjes Besa – Krahu I Afrim Gashit në këtë koalicionin, lideri I ASH-së këtë e cilëson si goditje ndaj marëveshjes për koalicion mes Besës dhe ASH-së, ngase sic theksoi në një takim që ka pasur me krerët e atëhershëm të Besës së bashkuar, intenca ka qenë bashkëpunimi edhe për zgjedhjet e ardhshme locale.

“ Edhepse kjo ndodhi para përplasjeve në Lëvizjen Besa, kjo ishte fjalë e dhënë dhe duhej të respektohej dhe të jetë motiv që përplasjet mos të ndodhnin dhe të menaxhohen, ndoshta ky ka qenë edhe motivi se përse ndodhën përplasjet. Nuk e di, por koha do të tregojë. Ku është burrëria që me të njëjtët aktorë që ne bëmë koalicion, të vijnë dhe të zënë pozitat tona në qeverisje” – shprehet Sela, duke shtuar se për të sjellë ndryshimet në Maqedoni do të meren parasysh marrëveshjet dhe koalicionet me parti tjera shqiptare që do të jenë në këtë vijë.

Sela, kategorikisht I ka hedhur poshtë, pretendimet për një marrëveshje opozitare me VMRO-DPMNE-në duke theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të ndodh një gjë e tillë, ngase siç shprehet, ASH-ja vazhdon të funksionojë në bazë të linjës kombëtare.

Në intervistën për emisionin “Në Fokus” në ArtChannel, Sela thotë se ndjehet I tradhëtuar nga Kryeministri Zaev, por sakrificën e tij më 27 Prill, nuk e ka bërë as për Zaevin, as për Talat Xhaferin, e aq më pak për Ali Ahmetin e Menduh Thaçin.

“Sakrificën e kam bërë që të vijnë ndryshimet, që të vijë liria, të zbatohet rregulli dhe ligji, që të minimizohet korrupsioni dhe të ndërtohet një jetë më e mirë për fëmijtë tanë, që duhet ta trashëgojnë këtë të tashmen që e ndërtojmë ne, në një të nesërme. Për ideale të këtilla gjithmonë ia vlen të sakrifikosh – shprehet Sela. Por, lideri I ASH-së thotë se I nevojiten vetëm 5 minuta të takohet me Zaevin, pesë minuta – sic thotë, me forcë më të madhe politike të ASH-së.

“ Dua që Zaevin ta takoj 5 minuta me fuqi politike e cila meret nga populli në zgjedhje dhe atëher do të jenë shumë publike gjërat që do t`ja them. Do t`ja kujtoj një telefonatë të dëhpruar të tij, që më ka thirrë në kohën që bëheshin protestat para KSHZ-së nga ana e VMRO-së, ku kërkohej vrasja, varrimi tij… Vonë natën më është paraqitur në telefon ….” – evokon kujtime Sela.

Lideri I ASH-së nuk I frikësohet hyrjes në qeveri të PDSH-së dhe I hedh kategorikisht poshtë informacionet se anëtarë dhe simpatizantë të ASH-së mund të aderojnë në PDSH, duke theksuar se ASH-ja ka një strukturë të etabluar dhe të sinqertë dhe nuk do të bie pre e këtyre veprimeve.

Lidhur me kërkesën e opinionit shqiptar për një duel televiziv me kreun e BDI-së Ali Ahmetin, Sela shprehet se është I gatshëm kurdoherë të ballafaqohet me të, siç shprehet “ në cilin TV, me cilin gazetar, e ku të dojë Ali Ahmeti, unë jam I gatshëm”. Sela shprehet optimist se Maqedonia do të inkuadrohet në strukturat euroatlantike, por thotë se, jo sepse këtë e do Maqedonia, por për shkak se këtë e duan BE-ja dhe SHBA-ja.