Sela: Besa me tri këmbë në qeveri dhe dy në opozitë


Aleanca për Shqiptarët vlerëson se anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve duhet t’i takoj kësaj partie. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela bazë për këtë e merr rezultatin zgjedhor. Sela kërkoi nga Lëvizja Besa të cilën e quajti subjekt me dy këmbë në opozitë dhe tre në Qeveri, të zgjidh çështjen e grupit parlamentar.

Aleanca për Shqiptarët nuk është subjekt i cili ka tre këmbë në Qeveri dhe dy këmbë në opozitë, por është me dy këmbët në opozitë. Nëse njëri nga krahët e Besës thirret në opozitë, gjëja e parë që duhet bëjnë në Parlament është të zgjidhin çështjen e grupit parlamentar. Nuk mund të bësh garë dhe oponencë në opinion me njëri tjetrin, nuk mund që njëri grup të jetë në Qeveri e tjetri në opozitë por të ndajnë të njëjtin grup parlamentar. Një nga argumentet që anëtari i KSHZ-së i takon Aleancës për Shqiptarët është pikërisht edhe ky fakt. Lëvizja Besa është pjesë e Qeverisë dhe nuk është në opozitë – deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së./Alsat M