Seancë për Almirin, dëshmon Bojan Iliqi


Në Gjykatën Themelore të Kumanovës po dëshmon Bojan Iliq, vëllai i të akuzuarit Boban Iliç, për vrasjen e Almirit 4-vjeçar. Me kërkesë të palës mbrojtëse Boban, për të dytën herë po dëshmon në gjykatë, për shkak se siç u shpreh avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq herën e kaluar ka qenë i kufizuar për parashtrim të pyetjeve të kryqëzuara. Gjithashtu, në gjykatë gjatë seancës së sotme duhet të dëshmoj Tanja Dimkovska, e cila po ashtu ishte në veturë momentin kur ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Kujtojmë që kjo lëndë është kthyer nga fillimi, por me procesverbale të vjetra dhe ishte kryeprokurori Lubomir Joveski, i cili bëri të ditur se lënda është rikualifikuar por se e njëjta ende është në procedurë. Lidhur me këtë vendim, ditë më parë qytetarët protestuan para Prokurorisë Themelore Publike, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të tyre, gjegjësisht rikualifikimit të lëndës. /SHENJA/