Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Total” dhe “Tarifa”


Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Total” dhe “Tarifa”.

Në lëndën “Total” akuzohet gazetari Dragan Pavlloviq Llatas sepse, sipas PSP-së, ka dhënë informata të rrejshme në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore me ç’rast përmes personave juridik “Total marketing” SHPNJP, “Total media centar” dhe “Mediamaks” ka fshehur tatim në shumë prej 7.466.981 denarë apo 121.414 euro, ndërsa si person fizik ka fshehur 3.876.471 denarë apo 63.032 euro.

Blerjen e pajisjeve për vete e ka evidentuar si pajisje për firmat, edhe pse firmat nuk kanë pasur të punësuar, gjegjësisht në njërën firmë ka pasur vetëm një të punësuar.

Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale sot do të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe edhe dy persona të tjerë, të akuzuar në lëndën “Tarifa”.

Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej rreth katër milionë eurosh.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorcium, i cili më pas e mori tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka pasur dokumentacion të plotë të dorëzuar./koha