Seanca gjyqësore kundër Zaevit në dy gjykata të ndryshme


Gjykata e Apelit ka caktuar 25 dhjetorin si ditë për të mbajtur seancën publike ku duhet të vendoset për ankesën e avokatëve të kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të njëjtën ditë duhet të diskutohet nëse një video në Youtube mund të përdoret si dëshmi në procedurë në Gjykatën Penale për lëndën ”Ryshfeti”, ku Zaev është i akuzuar për marrje ryshfeti.

Akuza e rëndon Zaevin për kërkim ryshfeti nga një afarist i Strumicës për një tokë ndërtimore. Bëhet fjalë për një shumë prej mbi 160 mijë euro, ose 2 euro për metër katror.