Së shpejti debat televiziv Zaev – Mickovski


Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar propozimin e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, që takimi mes tyre, në vend të kabinetit, të mbahet para opinionit, në një duel televiziv.

Nga Qeveria kanë konfirmuar se Kryeministri Zaev në çdo kohë është i gatshëm për duel televiziv me Mickovskin.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickovski mbrëmë pas mbledhjes së Komitetit Qendror të partisë, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin me Kryeministrin Zaev, ka theksuar se do të dëshironte që ky takim të jetë ballafaqim televiziv, e jo në kabinet.