Ruskovska për gazetën “Politika”: Jam e bindur se Gruevski do ta arrijë drejtësinë”
Shefja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vilma Ruskovska, është e bindur se Gruevski “do të arrijë drejtësinë”.
Ajo në intervistën e sotme për gazetën “Politika” të Beogradit thekson se për Gruevskin nuk është dhënë urdhër-arrest ndërkombëtar sepse kur e ka braktisur shtetin, ende nuk ka qenë në fuqi udhëzimi i tij/urdhëresa për vuajtjen e dënimit me burg.
“Letërnjofitimi i tij nuk ishte marrë sepse nuk ishte parashikuar në Ligj, ndërsa gjithsesi duhet çdo qytetar të ketë dokumentacion për identifikim personal. I ishte marrë vetëm pasaporta”, tha Ruskovska.
Ajo shton se Gruevski “rregullisht i ka respektuar” të gjitha masat parandaluese të cilat ia caktoi gjykata deri në “vetë lëshimin ilegal të shtetit”, si dhe për atë që deri tani asnjë institucion shtetëror nuk është nën hetim.
Në intervistë potencon se në Prokurorinë me të cilën udhëheq, udhëhiqet procesi për arratisjen e Gruevskit, i cili ka azil politik në Hungari, dhe thekson se është “shumë indikative” kjo që Shqipëria nuk i ka dërguar video-incizime Maqedonisë të cilat, sipas Ruskovskës mund të jenë ndihmesë e madhe që të konfirmohet se në cilin vendkalim kufitar ka hyrë në Shqipëri dhe, në cilin vendkalim kufitar e ka braktisur Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Për ne ishte shumë e rëndësishme të na ishin dorëzuar incizimet “sejf siti” nga Tirana në periudhën kritike dhe tërë ajo rreth Ambasadës të Republikës së Hungarisë. Pse nuk u përgjigjën në kërkesën tonë për ndihmë juridike ndërkombëtare, nuk e di”, tha Ruskovska.
Sipas saj, nuk ekziston përgjegjësi e Serbisë dhe Malit të Zi, kur bëhet fjalë për arratisje të ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.
Ruskovska e cila sot është për vizitë në Beograd, ku me homologun serb dhe rumun do të këmbejnë përvoja për krimin e organizuar në këto vende, në intrervistë për gazetën deklaroi se ekziston “bashkëpunim i jashtëzakonshëm”, me të gjithë prokurorët në Serbi.
Në intervistë ajo u ndal në aksionin terrorist të parandaluar të Shtetit Islamik në Maqedoninë e Veriut dhe rajon, të cilin e zbatoi prokuroria në bashkëpunim me SHBA-në.
“Bëhet fjalë për njerëz të cilët ishin pjesëtarë të Shtetit Islamik dhe të cilët kanë luftuar në Lindjen e Afërt, si dhe për ndjekësit e tyre. Ky ishte aksion parandalues i policisë. Në këtë moment bëhet analizë forenzike e lëndëve të marra në këtë aksion”, thekson Ruskovska në intervistë për gazetën serbe “Politika”.