Ruskoska : Deri në fund të majit aktakuzë për organizatorët e “27 prillit”


Më së voni deri në fund të majit pres të ngrihet aktakuzë për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, por nuk pres se së shpeti do më jepet mundësia ta marrë në pyetje edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski i cili është në arrati, tha sot Vilma Ruskoska, prokurore nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.

“Një pjesë të mirë të dëshmitarëve të cilët planifikova t’i dëgjojë i kamë dëgjuar. Këtë javë po vijon marrja në pyetje e të akuzuarve. Javën e ardhshme me siguri do të dakordohem me mbrojtjen të bëjnë kontrollin e dëshmive, ndërsa do të shoh nëse duhet të dëgjohet edhe ndonjë dëshmitarë pas të cilës do ta përfundojë hetimin”, deklaroi Ruskoska pas përfundimit të promovimit të projektit Twinning Light  projekt i Standardizuar dhe harmonizuar sipas ISO 17025 të laboratorëve të Institutit për mjekësi ligjore , kriminalistikë dhe deontologji mjekësore.

Ajo nuk saktësoi cili është profili i dëshmitarëve të cilët i ka dëgjuar.

Lidhur me reagimet e një pjese të të arrestuarve për rastin të cilët vlerësojnë se paraburgimi është përcaktuar pa bazë dhe propozim dhe se deri tani nuk kanë pasur qasje në dëshmitë, Ruskoska tha se Gjykata duhet të vlerësojë nëse paraburgimi ka bazë ose jo.

“Unë vlerësoj se është përcaktuar me bazë. Bëhet fjalë për vepër penale shumë serioze me një procedurë të vëllimshme dëshmuese dhe hetuese. E drejtë e secilit është të parashtrojë aplikim në Gjykatën në Strasburg, vetëm se nuk besoj që cilado gjykatë për këtë lloj të veprës penale do të thoshte se katër muaj paraburgim është shumë i gjatë”, potencoi Ruskoska.

Shtoi se në fazën e përkthimit janë dokumentet e nevojshme për ekstradim të të akuzuarit të fundit në procesin e parë për ngjarjet në Kuvend i cili është arratisur në Suedi.

“Dje i kemi dhënë dëshmitë për përkthim dhe kur të jenë gati përkthimet e dëshmive dhe gjithçka që kërkohet në procedurën e ekstradimit menjëherë do të dërgohet në Ministrinë e Drejtësisë”, saktëson Ruskoska.