Rriten pagat për mjekët kujdestarë


Kujdestarit dhe puna e natës për mjekët, infermierët, transportuesit, punëtorët e gipsit dhe protetikës nga paga e marsit do të paguhen sipas marrëveshjes së re.

Kështu njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë pas takimit të Ministrit Venko Filipçe, me kryetarët e Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike Goran Begoviç dhe Sindikata e pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, Ljubisha Karanfillovski. Ata që veç më kanë marrë pagën e marsit do të marrin mjete shtesë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se fondet shtesë tashmë janë ndarë nga buxheti i Fondit të Shëndetësisë ndërsa pagesa do të bëhet pas nënshkrimit të marrëveshjes./Express/