Ronaldo në 15 ndeshje shënon 24 gola


Në moshën 33 vjeç, ai duket sikur ka ndryshuar “orën”, duke e paraqitur pikërisht tani, formën më të mirë në karrierë.  Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar asnjëherë më tepër se kaq gola, në të njëjtën periudhë të vitit që kur iu bashkua Real Madrid. Me golin e fundit në derbi ndaj Atletico Madrid, sulmuesi portugez realizoi golin e 24-ët, në 15 ndeshje të këtij viti kalendarik. Me një koeficient 1.6 gola për ndeshje, shifrat e këtij viti kanë kapërcyer ato të të gjitha sezoneve të kaluara. Një lajm i keq për Juven, që udhëton në Madrid këtë mesjavë, në fakt me mision gati të pamundur, aq më tepër kur pësoi një humbje dëshpëruese në Torino, 3-0, me dopietë të Ronaldos. Por sidomos goli i dytë ka lënë ende tronditje të thellë në ndërgjegjen bardhezi, aq sa i kanë humbur edhe shpresat.

Cristiano Ronaldo, golat deri më 8 prill

2018 – 24 gola, 15 ndeshje, 1.6 gola për  ndeshje

2017 – 10 gola, 17 ndeshje,  0.59 gola për ndeshje

2016 – 17 gola, 17 ndeshje 1 gol për ndeshje

2015 – 16 gola,  17 ndeshje, 0.94 gola për ndeshje

2014 – 18 gola, 20 ndeshje, 0.9 gola për ndeshje

2013 – 23 gola, 20 ndeshje, 1.15 gola për ndeshje

2012 – 24 gola, 23 ndeshje, 1.04 gola për ndeshje

2011 – 13 gola, 18 ndeshje, 0.72 gola për game

2010 – 12 gola, 15 ndeshje, 0.8 gola për ndeshje