Ronaldo “i mbinatyrshëm”, UEFA urdhëron teste anti-doping pas ndeshjes ndaj Juves


Pas performancës së jashtëzakonshme nga ylli i Real Madrid mbrëmjen e djeshme ndaj Juventus duket se edhe vet UEFA është “impresionuar”.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, njërin prej tyre me një rofeshatë që u vlerësua nga të gjitha mediat botërore.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti që Ronaldo nuk mori pjesë në foton e përbashkët të ekipit në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes.

Pasi fotoja u postua në rrjetet sociale, të shumtë ishin ata tifozë që pyesin se pse mungon njeriu i ndeshjes.

Zbulohet se Ronaldo ka munguar sepse UEFA e ka thirrur për t’iu nënshtruar një testi anti-doping.

Duket se edhe UEFA është habitur nga ajo performancë e portugezit.