Ristovski: Presim më së voni në muajin shtator ta sjellim ligjin për PSP-në


Shpresoj se do të pajtohemi me VMRO-DPMNE-në opozitare dhe presim më së voni deri në shtator ta sjellim ligjin për Prokurorinë Speciale Publike, deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për sjellin e ligjit për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të vendoset për fatin e Prokurorisë Speciale Publike.

“Negociata për PSP-në midis partive nuk ka. Grupet e punës nga pushteti dhe nga opozita një periudhë më të gjatë nuk kanë pasur takim, as nuk ka informacione se bëhet fjalë për gjetje të zgjidhjes për statusin e PSP-së. Siç tha edhe ministrja lidhur me ligjin konkret, do të thotë për momentin nuk kemi negociata këto ditë, nuk do të jenë në pushim këtë verë. Unë bisedova edhe me kryeministrin për këtë temë. Presim më së voni në shtator ta sjellim ligjin”, ka thënë Ristovski.