Rinia në pritje para ambasadës gjermane në Shkup/FOTO


Dhjetëra të rinj çdo ditë mund të shihen para hyrjes së ambasadës së Gjermanisë në Shkup, duke pritur marrjen e vizës apo për aplikime. Hulumtimet e fundit të shoqatave joqeveritare kanë treguar se të rinjtë ikin për shkak të papunësisë dhe për një të ardhme më të mirë, informon INA. Shumë fshatra janë boshatisur, pasi që vazhdon trendi i largimit të të rinjve. Një sindrom i tillë viteve të fundit kishte përfshirë edhe vendet e tjera të Evropës Juglindore. Fotografitë e dërguara nga një lexues nga ambasada gjermane alarmojnë se rinia po braktisë vendin.