Rikthehen punimet në Kuvend, por jo ligji i gjuhëve


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e radhës ku në rend dite janë Propozimi për zgjedhjen e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese dhe Propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik, por mesa duket Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është në rend dite.

Naser Ajdari është propozuar si gjykatës i ri kushtetues. Për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publik janë propozuar Angel Solev, ish-gjykatës dhe Angele Ilievski, avokat.

Në rend dite të kësaj mbledhje janë disa pika nga sfera e arsimit, ekonomisë, si dhe ligji për të falimentuarit.