Rikonstruimi i Qeverisë, Zaev: Nesër çojmë emrat në Kuvend


Kryeministri Zoran Zaev, parlajmëroi për nesër rikonstruktimin e Qeverisë. Zaevi tha se tashmë janë marrë vesh për të gjitha ministritë dhe dikasteret me emrat e rinj të ministrave, zëvendësministrave. Propozimet do të dërgohen që nesër në Kuvend.

“Nesër do ta propozojë rikonstruktimin e Qeverisë. Jam i përgatitur dhe emrat janë konfirmuar, prandaj që nesër do t’i dorëzojmë në Kuvend dhe më në fund do të kompletojmë Qeverinë”, tha Zaev.