Reshje të shiut dhe bubullima pasdite, prej pasnesër ulje e temperaturave prej gjashtë deri tetë gradë


Paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullimave do të ketë në orët e pasdites, ndërsa do të ketë kushte edhe për paraqitje të izoluar të breshëri dhe erë e përforcuar, kumtoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM).

Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të reshjeve të shiut dhe bubullimave, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitje të izoluar të breshëri dhe erë e përforcuar.

Temperatura minimale do të lëviz prej 12 deri 19 gradë ndërsa ajo e ditës prej 26 deri 36 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë temperatura minimale do të arrijë 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 31 gradë.

Nën ndikimin e masës së lagësht, më të freskët dhe jostabile ajrore të mërkurën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në shumë vende reshjet do të jenë më të mëdha (mbi 30 litra në metër katror) në formë të motit të ligë me paraqitje të breshrit dhe erë e përforcuar. Për shkak erës veriore do të kenë ulje të temperaturave për gjashtë deri tetë gradë Celsius.