Remenski: Me indinjatë i hedh poshtë të gjitha lidhjet


Deputetja Frosina Remenski  sot më shumë se dy orë është shprehur në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, për, siç tha,  gjithçka që është e lidhur me rastin “Reket”, me Lidhjen Ndërkombëtare dhe gjithçka që është në interes të hetimit.

“Gjithçka që pata për të thënë dhe në të gjitha pyetjet  në të cilat kishte interes Prokuroria Publike të marrë përgjigje i dhashë. Siç thashë edhe në fillim,  në momente  kur nga ana e opozitës është përmendur emri im në kontekst të  Lidhjes ndërkombëtare,  thashë se nuk kam asgjë kundër Prokurorisë Publike ta hetojë çdo moment të lidhur me thirrjen time  në kontekst të Lidhjes Ndërkombëtare si joqeveritare”, deklaroi Remenski.

E pyetur për relacionet e saj me PSP-në Katica Janevën dhe a është takuar me Zoki Kiçeec ose Orce Kamçev, Remenski kategorikisht u përgjigj jo.

“Me indinjatë i hedh poshtë të gjitha lidhjet të cilat, ju i bëni si gazetarë në këtë çështje. Më me përgjegjësi i përgënjeshtroj të gjitha këto çështje. Njihemi aq sa njiheni edhe ju, nga televizioni”, deklaroi Remenski.

Potencoi se në interes të opinionit dhe gazetarëve sot mund të përgjigjet në shumë pyetje, megjithatë detajet e të gjitha pyetjeve i ka dhënë para opinionit  prokurori publik.

“Gjithçka që ishte në interes të Prokurorisë publike në lidhje me rolin tim në kontekst të Lidhjes Ndërkombëtare është dhënë  si deklaratë para prokurorit publik dhe unë  të gjithë atë që hyn tashmë në detaje  të atyre pyetjeve nuk do të kisha mundur sot ta ndaj me ju”, deklaroi Remenski.

E pyetur nëse ka marrë pjesë në takimin me Bojan Jovanovskin për transaksionin e Siljan Mickovskit prej 720 mijë euro, Remenski tha se nuk ka  kurrfarë pranie personale.

“Të gjitha pyetjet e lidhura me Lidhjen ndërkombëtare, marrëdhëniet obligative që i ka Lidhja ndërkombëtare me persona dhe firma,  do të thotë  prani personale  nuk kam kurrfarë. Në kontekst të asaj që ishte kërkuar nga PP ta jap si përgjigje e pyetjeve të caktuara, të cilat ndoshta shkojnë  edhe më shumë se kjo  pyetje e juaj, unë  nuk do të mund të jap përgjigje sepse është në kontekst të fshehtësisë”, deklaroi Remenski.

Potencoi se  këtu flitet për ngjarje konkrete penale juridike dhe nuk flitet për relacione personale,  dhe se nuk mund të flitet  për kurrfarë lidhje tjetër personale të cilat nuk janë në kontekst të ngjarjes  juridike penale që e heton PP.

E pyetur nëse e ka vizituar  Bojan Jovanovskin  derisa është në paraburgim, Remenski  tha se as që ka kërkuar, as se ka vizituar.

Në lidhje me kryesimin e nderit në Lidhjen Ndërkombëtare, Remenski tha se  në asnjë moment  nuk nënkupton vetëm formalisht obligim juridik  për ç’farëdo lloj pjesëmarrje dhe vendosje të organeve.

“Kualifikimet që i ka bërë Lidhja Ndërkombëtare do t’i lë t’i konfirmojë PP. As unë, as ju si gazetarë nuk duhet të japim kualifikime. Pas pyetjes për  kujdesin e vetëdijes, ajo është kategori individuale e çdo individi dhe të gjithë ne kemi edhe përgjegjësi, megjithatë  të gjithë ne kemi edhe situata në jetë si dhe shoqërohemi ose jemi në lidhje farefisnore me njerëzit të cilët ndoshta kanë bërë  ose nuk kanë bërë asgjë, ndërsa kemi qenë  në ndonjë lloj komunikimi. Kjo nuk do të thotë se ajo tërheq edhe ndonjë kujdes të vetëdijes veçanërisht nëse nuk ka të bëjë për veprime  të lidhura mes nesh”, theksoi Remenski.

Deputetja Remenski u përmbajt të përgjigjet në pyetjen,  nëse është keqpërdorur roli i deputetit ose nënkryetarit të Kuvendit.

E pyetur nëse si deputete ka marrë vendim si do të votojë  për shkarkimin e Janevës, Remenski tha se si parti dhe si deputetë nuk kanë dilemë se për procedurat e filluara, të cilat kanë të bëjnë me Janevën do të votojnë sipas obligimit Ligjor dhe të sjellin vendim të drejtë.