,,Reket”: Publikohet video se si Boki 13 dhe Kiçeecin i marrin paratë nga Kamçevi (VIDEO)


Gazeta Italiane, “La Verita” sot në edicionin onlajn ka publikuar një video nga takimi  i të dyshuarve në rastin “Reket” Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Mileski (Kiçeec),  me biznesmenin Jordan Kampev

Në videon e publikuar që është incizuar në shkurt të këtij viti, siç thekson gazeta,  shihen eurot e paketuara me specifikime  të shkruara me dorë, ndërsa dëgjohet edhe bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për lëndën e PSP-së ku e përmendin edhe prokuroren speciale publike Katica Janevën.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e cila e udhëheq lëndën “Reket”, nuk saktësojnë nëse kanë njohuri për incizimin e publikuar dhe nëse e kanë si material dëshmues.

“Të gjitha faktet të cilat Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i posedon në lëndën për të cilën tregoni interes do t’i prezantojë para gjykatës kompetente gjatë procedurës gjyqësore eventuale. Lënda është në fazën e hetimit në të cilën në vazhdimësi punohet në sigurimin e të gjitha fakteve”, deklaruan për MIA-n nga Prokuroria.