Refuzohet kërkesa e Gruevskit për shtyrje të seancës


Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Apelit e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e seancës për shqyrtim të ankesës së Nikolla Gruevskit për aktvendimin në rastin “Tank”. seanca do të vazhdojë në orën 13:00 pas pauzës, transmeton Portalb.mk.

Më parë, mbrojtësi i ndihmësit të ish-ministrit Gjoko Popovski, Sterjo Zikov në emër të avokatëve të Gruevskit kërkoi përjashtim të Këshillit Gjyqësor. Pas kësaj kërkese, Këshillli Gjyqësor dha 30 minuta pauzë për të vendosur.

“Nëse nuk mundësohet që mbrojtësit e Gruevskit të jenë të pranishëm në seancë, me këtë shkelet e drejta e mbrojtjes”, tha Zikov.

Gjykata dje e shtiu këtë seancë për sot për shkak se ish-kryeministri ishte në gjykim në rastin tjetër “Dhuna në Komunën Qendër”.

Sot Nikolla Gruevski e ka ditëlindjen dhe mbush 48 vjet.