Reagon sekretari i OKB-së për çështjen e referendumit


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi sot se ka mbajtur shënim
rezultatet e referendumit konsultues të organizuar në Maqedoni, duke e konsideruar të
rëndësishëm nivelin jashtëzakonisht të lartë të atyre që votuan pro marrëveshjes për një
emër të ri për këtë vend.

“Guterres nxit të gjitha forcat politike të vendit t’i japin vazhdimësi këtij referendumi
nëpërmjet institucioneve të vendit”, theksohet në një komunikatë të OKB-së, transmeton
Alsat M.

Pushteti dhe opozita bërtitën sot, që të dyja, fitore një ditë pas referendumit, me një “po”
fituese (91,46% të votuesve që votuan) por gjithashtu edhe me një abstenim masiv (gati
dy të tretat e qytetarëve të regjistruar) që ngre shumë dyshime në lidhje me një ratifikim
në Parlamentin maqedonas.

“OKB-ja, që lehtësoi marrëveshjen e arritur në fillim të verës për një emër të ri mes Greqisë
dhe Maqedonisë, mbetet në dispozicion për të dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për
një zgjidhje të kësaj dosjeje me ndërmjetësimin e të dërguarit të saj apo organizmave,
fondeve dhe programeve të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në këtë komunikatë të Antonio
Guterres./Gazeta e Pavarur