Reagon Qeveria: Presidenti Ivanov thellon ndarjet në shoqëri
Qeveria e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me fjalimin e Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov. Ata thonë se presidenti Ivanov ka mbetur i robëruar në ndarje, në kohën kur Maqedonia është drejtuar kah sigurimi i të mirave për qytetarët e vendit.
“Në vitin kur qytetarët e Maqedonisë treguan pjekuri politike dhe përgjegjësi demokratike, pritshmëritë e tyre nga elitat politike dhe liderët është që ata të jenë mbi ngjyrat partiake dhe të hapërrojnë nga politikat e ndarjes në politikat e bashkimit. I pari i cili këtë mesazh të popullit duhej ta kuptoj duhej të jetë Presidenti i shteti. Por, në vend që të veroj në mënyrë shtetërore, sot Gjorge Ivanov ndaj qytetarëve dërgoi mesazhe që bëjnë thirrje për ndarje të mëtejshme të cilat kundërshtojnë konceptin e ndërtimit të një shoqërie të përbashkët”, thuhet në komunikatën e Qeverisë,