Rasti “Total”, LATAS: Pres gjykim brutal


Fillimi i seancës kryesore në rastin “Total” ku i akuzuar është Dragan Pavloviq- Latas është shtyrë për të enjten pasi për dy firmat e apostrofuara, pronar i së cilës është Latas nuk është caktuar përfaqësues në gjykimin. Mbrojtja e Latasit ka kërkuar që “bombat” të mos vlejnë si dëshmi dhe për këtë të vendos Gjykata e Apelit.

Ai në deklaratën për media ka thënë se pret gjykim brutal.

“E kërkojmë atë që e kërkoi Zoran Zaev dhe iu mundësua në rastin e tij. Kërkojmë për incizimet të ankohemi dhe të vendos Apeli. Unë besoj në gjyqin, por nuk di nëse besoj në gjykatësen në këtë lëndë. Pres gjykim brutal”, ka thënë Latas, transmeton Medial.mk.