Raporti i KE-së paralajmëron për kriminalitet dhe korrupsion në Ballkan


Komisioni Evropian (KE) javën që vjen do të publikoj Pakon për zgjerim në të cilën vlerësohet gjendja në shtetet të cilat synojnë ti bashkëngjiten bllokut prej 28 anëtarëve. Pika më kritike për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimorë mbeten ato pika që ndërlidhen me sundimin e së drejtës, krimi i organizuar dhe kriminaliteti si dhe korrupsioni mbeten sinonim i secilit shtet në rajon.

Komisioni Evropian në më shumë raste përdor termin “shtete të kapura” Administrata publike në vendet e rajonit mbetet e dobët ndërsa pak apo aspak nuk ka progres në fushën e shprehjes së lirë.

Siç transmeton REL, në raport sërish do të theksohet se kontestet bilaterale edhe më tej mbeten pengesat kryesore në procesin e integrimit. Edhe në periudhën e kaluar nuk është arritur asnjë rezultat në zgjidhjen e çështjeve të hapura mes fqinjëve. Lider i këtij viti do të jet Shqipëria e cila do të fitoj rekomandim për bisedimet paraqasëse.

Për Malin e Zi në raport thuhet se ka shumë gjëra në letër, por jo dhe në praktikë. Rruga e Serbisë drejt BE-së vazhdon të varret nga qasja drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Derisa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova kanë shënuar ngecje në proceset reformuese.