Rama në Bruksel: Hapja e negociatave, e merituar


Kryeministri Edi Rama gjatë takimit “Miqtë e Shqipërisë” në Bruksel, ka kërkuar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, duke theksuar se vendi ynë nuk po kërkon dhuratë apo ndonjë favor të pamerituar, por kërkon hapjen e negociatave, gjë që sipas tij e meriton. Edhe pse e pranoi se “Shqipëria nuk është gati për anëtarësim”, duke përmendur problemet me korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës, Rama theksoi se, Shqipëria po punon më përmbushjen e kritereve dhe prioriteteve kyçe.

“E dimë që nuk jemi gati për anëtarësim. Kemi ende probleme me korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës. Por ne po vijojmë të punojmë në këtë drejtim. Shqipëria nuk po kërkon një dhuratë, as një lloj favori që nuk e meritojmë, por kërkojmë thjesht çeljen e negociatave, pasi e meritojmë. /MAPO