Rama kritikon BE-në: Po diskriminoni Maqedoninë dhe Shqipërinë


Kryeministri shqiptar, Edi Rama në konferencën rajonale në Sofje kritikoi Bashkimin Evropian për favorizimin e vendeve tjera si Serbinë e Malin e Zi, por jo edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë përkundër angazhimit madh në procesin e integrimit euroatlantik.

Rama tha se i gjithë rajoni ndihet pjesë e të njëjtit fat dhe se dëshmi e jashtëzakonshme për këtë është ndihma që fqinjët i ofruan Shqipërisë gjatë përmbytjeve, ndonëse kjo e fundit nuk kishte kërkuar një gjë të tillë.