Qytetarët janë të zhgënjyer nga Zaev, koha që nga fjalët të kalohet në vepra


Kryeministri Zoran Zaev mori “timonin” e të parit të ekzekutivit në Maqedoni, falë premtimeve të tij se do të sjell “Jetë për të gjithë” dhe se reformat do të jenë “alfa dhe omega” e qeverisjes së tij, andaj edhe Qeveria e mori epitetin “Qeveria reformatore”, shkruan Zhurnal.

Analistë politik thonë se premtimet për reforma sado në shikim të parë dukeshin shumë më entuziazëm dhe si dritë në fund të tunelit një vit pas qevrisjes së kryeministrit, Zoaran Zaev, qytetarët sikur i ka kap defetizmi që me reformat e premtuara do të rritet standardi i tyre.

“Mendoj që premtimet për reforma sado në shikim të parë dukeshin shumë më entuziazëm dhe si dritë në fund të tunelit një vit pas qeverisjes së kryeministrit Zoran Zaev, qytetarët sikur i ka kap defetizmi që me reformat e premtuara do të rritet standardi i tyre dhe do të kenë jetë më të mirë. Nëse analizohet klima që ka mbretërur pas një pushteti me shtet të kapur ndoshta është periudhë e shkurtër për reforma rrënjësore por është e rëndësishme sëpaku të hartohen strategji për realizimin e këtyre reformave. Maqedonia nuk ka pse të lodhet në “zbulimin e ujit të nxehtë” ka shembuj të shumtë të shteteve evropiane që mund të merren dhe adaptohen për kushtet dhe rrethanat e Maqedonisë dhe të aplikohen ato duke i plotësuar dhe ndryshuar”, thotë për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist.

Ai mendon se qeveria e re në periudhën e deritanishme më shumë energji ka harxhuar në zgjidhjen e kontestit me emrin që shifet si pengesë për eurointegrime dhe në këtë kuadër vlerësoj që edhe reformat kanë ngecur dukshëm.

“Ajo që ka rëndësi është se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë kohë të merren me premtime por dëshirojnë hapa konkret në reforma e në veçanti sa i përket pushtetit gjyqësor. Vleresoj që është koha e fundit që tanimë nga fjalët të kalohet në vepra sepse muajt po kalojnë shpejt ndërsa bindja se çdo pushtet është i njëjtë po bëhet gjithnjë e më “popullorë”, vlerëson Hyseni.

Nga ana tjetër, analisti Isen Saliu thekson se reformat në vitin e parë të qeverisë nuk janë zhvilluar sipas dinamikës së premtuar nga kryeministri Zaev.

“Është e qartë se reformat në vitin e parë të qeverisë nuk janë zhvilluar sipas dinamikës së premtuar nga kryeministri Zaev. Mendoj se ka disa shkaqe për këtë, siç janë ngjarjet që i paraprinë formimit të shumicës parlamentare dhe intensiteti i negociatave për zgjidhjene çështjes së emrit. Faj për ngecjen e reformave, sipas mendimit tim ka edhe kryeministri Zaev dhe partia e tij, me vendimin që në zgjedhjet lokale të bashkëpunojë me një subjekt politik antireformues. Megjithatë, mendoj se ende nuk ka nevojë për ndonjë panikë lidhur me rrjedhën e reformave. Reformat mund të marrin hov të menjëhershëm, nëse kryeministri largon ose margjinalizon në qeveri peshën e elementeve që kanë qenë pjesë e qeverisë antireformatore të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja”, thekson për Zhurnal, Isen Saliu, analist. /Zhurnal