Qeveria: Të gjithë emrat mbesin në lojë


Të gjitha opsionet e mundshme për zgjidhjen e emrit janë ende të hapura. Asnjë emër nga propozimet nuk është i favorizuar dhe ende negociohet, raportojnë për agjencinë MIA burime të larta qeveritare.

Në ditët në vijim do të njoftohet për datën e takimit të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras, në të cilën do të finalizohen detajet kyçe të vendimit.